Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“U kanë hyrë në jetën intime dhe i shantazhojnë”, Meta hedh akuza të forta për Ramën: Me ç’të drejtë i vendos spiun qytetarëve?

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme në një deklaratë ka folur për patronazhistët dhe të dhënat bazë.

Meta i ka drejtuar një sërë pyetjsh kryeministrit Edi Rama, duke thëmë se kush do të mbajë përgjegjësi për të dhënat personale të qytetarëve që tani kanë dalë dhe janë bërë publike.

Gjithashtu kreu i i Shtetit ka hedhur edhe akuza të forta duke thënë se nuk janë vetëm të dhënat personale, por edhe ato intime, që sipas tij PS i kërcënon, për votën.

”Mbrojtja e votës është vetëmbrojtja e atdheut. Tani pyetjet shtesë pë SPAK:

1. Kur u krijua kjo bazë të dhënash, ku ruhet, kur u popullua me të dhëna?

2. A janë këto të dhëna të njëjta me të dhënat e qyetetarëve që ia kanë dorëzuar shtetit në E-Albania

3. A kemi harxhuar ne si shteti milion euro për tendera, për bazën e të dhënave, dhe ruajtjen e tyre në mënyrë të pacënuar?

4. Sipërmarrësit, muajin e fundit qytetarët që ushtrojnë aktivitete bizensi, janë detyruar pranë QKB dhe KASH, të dorëzojnë të dhënat.

Cilat janë tashmë garancitë që i ofrohen këtyre qytetarëve, në kushtet e administrimit të të dhënave? Garancitë që i ofrohen qytetarëve e sipërmarrësve, në kushtet e rrjedhjes së të dhënave.

5.Unë personalisht, Ilir Rezhep Meta, President, nuk kam deklaruar ndonjëherë, apo dorëzuar askund, për administrimin e të dhënave, përqëllime të mbledhjes së këtyre të dhënave dhe përllogaritjes së PS. Kur e keni kryer për Presidentin, çfarë u keni bërë qytetarëve me të dhënat?

6. Ndaj dua të të pyes, ty Rama, si kryeministër aktual, me ç’të drejtë i ke marrë të dhënat, nga ID, atësia, mëmësia, datëlindja etj. Me çfarë guximi keni vendosur epitete, qëllime, synime, mbi 910 mijë qytetarëve. E patë atje “dorë e zezë thuhej”.

7. Me ç’të drejtë i ke vendosur nga një spiun, për t’iu futur në jetën personale, për t’i zbuluar çfarë dëshirash e hallesh, deri tek jeta intime, për t’i shantazhuar ata. Për t’i dhunuar ata. Që ose mos shkojnë të votojnë nëse janë përkrahës të PD apo LSI, sepse përndryshe do kenë hata të madhe. Ose të japin garanci se do vootjnë për Rilindjen.

8.Si diskriminon nga përkatësia etnike, raca, fetare, apo filozofike, gjendja ekonomike, arsimore ose përkatësia prindërore. Duke vendosur epitete e të dhëna skandaloze.

9.Kush do mbajë përgjegjësi nëse përdoren nga mafia kombëtare e ndërkombëtare.

10.A e mendon ti se me këtë që ke bërë i ke hapur derën krimit kibernetik dhe vjedhjes së identiteteve.

11. A mendon se duke nxjerrë të dhënat e njerëzve të drejtësisë, janë të ngarkuar me ruajtjen e sigurisë, i ke nxjerrë lakuriq, si në plazhet e botës, përballë krimit të organizuar,” tha Meta.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img