Hapësire reklamuese

Aktualitet

U jepte informacione grupeve kriminale, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 3.6 vite burg për  ish-shefin e Krimeve

Shkruar nga Newsbomb
U jepte informacione grupeve kriminale, Apeli i GJKKO lë në fuqi

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për Leonard Palushin, ish-shefin e krimeve në Policinë e Elbasanit.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, Palushi përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe kështu dënohet përfudimisht me 2 vite e 4 muaj burg.

Vuajtja e dënimit të të pandehurit do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Kujtojmë që Palushi u arrestua gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, ndërsa u shpall fajtor për akuzën e korrupsionit. Theksojmë se ai u vu në prangat e Policisë, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit që pranoi të bashkëpunojë me prokurorinë për të zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale.

Leonard Palushi akuzohet se ka bashkëpunuar me bandat kur ishte në Elbasan dhe ka ndikuar qëllimisht në devijimin e hetimeve në rrugë të gabuar për një ngjarje kriminale.

Gjatë ushtrimit të detyrës së tij, i pandehuri Palushi ka krijuar raporte me të hetuarin Erjon Alibeajn dhe ka marrë tërthorazi prej tij perfitim te parregullt. Në hetime ka rezultuar se ai ka marrë një makinë nga Alibeaj, në këmbim që të dekonspironte operacionet e policisë.

Njoftimi:

Trupa e përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Tereza Merkaj (anëtare), më datë 27.09.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 47 akti, datë 11.07.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi/i pandehuri L.P., kundër vendimit nr. 23, datë 11.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit L.P. për kryerjen e veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 3 (tre) vite e 6 (muaj) burgim.

  1. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri L.P. me 2 (dy) vite e 4 (katër) muaj burgim.
  2. Vuajtja e dënimit të të pandehurit L.P. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
  3. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, heqjen e të drejtës për të pandehurin L.P., për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5-vjeçar…”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 23, datë 11.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese