Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
5.1kmh
90 %
Hën
11 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

U infektua me Covid në krye të detyrës, humb jetën punonjësi i Spitalit të Gramshit, Nazmi Xhaferri

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3f799a29a64f3ed295e140a7e70d07ce

Një tjetër humbje për komunitetin, në radhët e institucioneve të kujdesit. Ka ndërruar jetë shoferi i ambulancës së spitalit të Gramshit, Nazmi Xhaferri.

Ai u infektua me koronavirus teksa ishte në krye të detyrës, por nuk mundi t’i mbijetojë virusit famëkeq. Lajmin e hidhur e bën me dije vetë spitali i Gramshit, ku thotë se Xhaferri u bë heroi i parë (me shpresën edhe i fundit) i personelit të Spitalit Gramsh.

Ikja e tij nga kjo botë la pas dhimbje dhe lot jo vetëm tek familjarët e të afërmit, por edhe tek një pjesë e mirë e komunitetit. Stafi i Newsbomb i shpreh familjes Xhaferri ngushëllimet e sinqerta.

Njoftimi i spitalit të Gramshit

Te nderuar qytetar!

Me hidherim te thelle njoftojme humbjen e jetes se nje prej punonjesve shembullor te Spitalit Gramsh, Z. Nazmi Xhaferri, si pasoje e infektimit me virusin COVID-19 ne krye te detyres.

I ndjeri u be heroi i pare ( me shpresen edhe i fundit) i personelit te Spitalit Gramsh, te cilet me vetmohim kane qe nga fillimi i kesaj lufte qe jane gadishmeri çdo dite perballe kesaj pandemie.

Familjaret, koleget dhe dashamiresit percjellin sot nje njeri me shume vlera dhe kontribut ne shoqerine tone duke mos i harruar sakrificat, punen dhe miresine qe ka percjell midis tyre.

Le te sherbeje kjo ndodhi si vepra e fundit e tij si punonjes i shendetesise duke ju drejtuar qytetareve qe te tregojne kujdesin e nevojshem per te shmangur infektimin nga COVID-19 pasi pasojat jane te paimagjinueshme.

Faleminderit per gjithçka!

U prefsh ne paqe!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img