Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
31 %
5.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

‘U infektova në punë dhe pse me maskë’, mjekja hematologe rrëfen eksperiencën me Covid-19: Dola nga dushi dhe kolla më rrëzoi në tokë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mjekja hematologe Alma Çili ka rrëfyer eksperiencën e saj të vështirë me Covid-19. Ajo tha sot për gazetaren Nisida Tufa se e ka kaluar shumë keq dhe me simptoma të rënda, madje kishte një kollë të fortë që e rrëzoi në tokë.

Mjekja Cili tregon si u infektua në punë, edhe pse ishte me maskë, ndërsa tregon se virusin e rëndë ia ka kaluar gjithë familjes, bashkëshortit dhe dy djemve të saj të vegjël. 

“Një ditë u zgjova në mëngjes me dhimbje fyti, e lehtë, që unë e njoh se flas gjithë ditën. E enjte e premte kisha dhimbja fyti dhe i thashë bashkëshortit mbaji fëmijët larg meje se si dihet, unë se mbaj dot maskën 24 orë. Kisha lodhje. Më pihej ujë, isha në divan dhe nuk çohesha dot. Temperaturë nuk kisha. Të hënën isha më mirë. E marta ishte normal fare, deri në 15:30. Shkoj në shtëpi dhe bëj një dush. Në momentin që kam dal nga dushi, në koridor, jo koll, unë zakonisht jam njeri që kollitem, Alma Kolla më thërrasin. Një koll që më ka rrëzuar në koridor, që s’më ka ndodhur kurrë. Për shkak se kollitesha shumë nuk mund të bëja dot më asgjë. Më merr burri dhe më shtrin në shtrat. Nuk e mabaja dot maskën se s’mushesha dot me frymë. Kjo është korona i thashë burrit se kam shenja, kisha dhe dhimbje fyti të enjte të premte. Ata refuzuan të qendrojnë, dhe i falenderoj. Është sëmundja më e keqe që kam kaluar ndonjëherë. Ditën tjetër shkova në spital me dopjo maskë. I thashë vajzës së skanerit më duhet një skaner. Doktor Renato Osmënaj e lexoi në kohë rekord. E nxorru skaneri. Bëj tamponin dhe doli pozitiv. E kam kaluar shumë keq luftën me Covid-19”, tha ajo në emisionin “Kjo Javë”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img