Nis vendosja e tabelave dygjuhëshe shqip-greqisht në Finiq.
Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato, ka bërë me dije se ARRSH po zëvendëson tabelat dygjuhëshe.
Sipas Qatos, tabelat e mëparshme nuk kanë qenë në përputhje me kodin rrugor.
Tabelat e hequra në fillim kishin të shkruar emrat në gjuhën greke dhe më pas në atë shqiptare, ndërsa kodi rrugor kërkon që tabelat të shkruhen në gjuhën shqipe dhe poshtë të përkthehen në greqisht.
Heqja e tabelave solli reagimin e shumë autoriteteve greke dhe shqiptare, disa prej të cilave e kritikuan.
Ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmjen e djeshme se tabelat do të vendosen të gjitha deri të premten.