Ish-drejtuesi i Qarkut të Shkodrës, Ditmir Bushati ka reaguar për largimin e tij nga ky post.
Menjëherë sapo ka dalë nga Pallati i Kongreseve, ku u mbajt edhe Asambleja e PS, Bushati është shprehur se nuk ka rëndësi posti, por idetë dhe projekti që ka për Shkodrën.
‘Nuk ka rëndësi të jem me post apo pa post. E rëndësishme është për cfarë cështjesh luftoj dhe pikëpamjesh mbroj. Të jeni të bindur se mungesa e oficit më bën të jem më i vendosur për të cuar përpara idetë për të ardhmen tonë’, tha Bushati.