U hodh nga kati i tretë i ‘Shefqet Ndroqit’, kush është 29-vjeçari me Covid që tronditi kryeqytetin, djali i një familjeje të njohur (EMRI-FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:07 13-08-2020 U hodh nga kati i tretë i ‘Shefqet Ndroqit’, kush është 29-vjeçari me Covid që tronditi kryeqytetin, djali i një familjeje të njohur (EMRI-FOTO) Xhino Koça

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te “Shefqet Ndroqi”, ku një 29 vjeçar i infektuar me Covid është hedhur nga kati i tretë i spitalit dhe ka ndërruar jetë në vend.

Viktima është identifikuar si Xhino Koça. I riu që tronditi sot kryeqytetin dhe të afërmit, është djali i një familjeje të njohur intelektualësh në Durrës, ku nëna e tij Lira është stiliste kurse babai i tij, Leonard Koça është kreu i Njësisë Administrative.

I riu ndodhej në spital prej 7 ditësh dhe ishte drejt shërimit. 29-vjeçari u hodh nga kati i tretë i spitalit në orën 04:30.

Ngjarja ka ndodhur sa hap e mbyll sytë, në orët e para të mëngjesit. Infermierja ka shkuar në dhomën e tij për t’i bërë injeksionin, por është larguar për të marrë një tjetër medikament që s’e kishte me vete.

Në atë moment i riu është ngritur nga krevati dhe është hedhur nga dritarja. Kur infermierja është kthyer, ajo s’e ka gjetur pacientin në dhomë.

familja-620x350.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011000871658325
array(1) { ["section"]=> string(145) "u-hodh-nga-kati-i-trete-i-shefqet-ndroqit-kush-eshte-29-vjecari-me-covid-qe-tronditi-kryeqytetin-djali-i-nje-familjeje-te-njohur-emri-foto-217005" }