Maternitet i Sarandës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku nëna 35-vjeçare u hodh nga kati i dytë së bashku me fëmijën e porsalindur.
Spitali sqaron se fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa nëna ka marrë disa fraktura dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Lidhur me ngjarjen e rende te nenes se re dhe foshnjes ne Maternitetin e Sarandes, ju informojme se, nenes dhe foshnjes i eshte dhene menjehere ndihma e pare shendetesore nga ekipi mjekësor i spitalit.
Pas vleresimit klinik, gjendja shendetesore e foshnjes paraqitet mire dhe pa probleme.
Pas ekzaminimeve mjekesore te kryera rezulton se nena ka disa fraktura, por eshte jashte rrezikut per jeten.
Nena dhe foshnja jane duke marre trajtimin e nevojshem mjekesor ne Spitalin e Sarandes nen kujdesin intensiv te mjekeve”, deklaron spitali.