Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

U hodh nga kati i 7 i pallatit dhe ra mbi fast food, i plagosuri është pedagogu i Elbasanit, tentoi të vetëflijohej se ishte me Covid-19 (EMRI-FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c7166f04999e86a7d63407505d20732f

Jakov Oga, pedagog në Universitetin e Elbasanit, ka tentuar t’i japë fund jetës pas mesnate, duke u hedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte.

65 vjeçari fatmirësisht ka mundur të jetojë pasi ka rënë në tarracën e një fast food-i, në fund të pallatit. Forca të shumta policie dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe e kanë dërguar në spital pedagogun Oga.

Për shkak të orarit të vonë, fast food-i në pronësi të shtetasit Ilir Zekthi nga Belshi ka qenë i mbyllur. Kjo i ka detyruar forcat e Policisë që të thyejnë xhamat e tij dhe të futen brenda për të shpëtuar banorin që ishte hedhur nga kati i 7 i pallatit.

Burimet bëjnë me dije se pedagogu Jakov Oga ishte infektuar me Covid-19 dhe po merrte mjekim në shtëpinë e tij. Por, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, ai ka tentuar t’i japë fund jetës.

Fillimisht u raportua se fast food-i ishte sulmuar gjatë natës dhe i ishin thyer xhamat, por tashmë bëhet me dije se ngjarja ka qenë krejt ndryshe.

Fast food-i mbi tarracën e të cilit ra pedagogu i Elbasanit:

17a8f899f4d2845b9c96f46656ca6fe3_L.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img