Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U hodh në erë me tritol te Kopshti Botanik, pronari makinës një biznesmen në Tiranë (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Identifikohet pronari i makinës që u hodh në erë këtë mëngjes me tritol. Ngjarja ndodhi pranë Kopshtit Botanik, ndërsa makina tip “Passat” ishte parkuar pranë një pike skrapi.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Mësohet se makina i përkes një një biznesimeni, pronar i një firme inertesh, Ndok Rajta 42 vjeç banues te "Ali Demi". Mësohet se pas ngjarjes ai ka dhënë edhe dëshminë e tij para uniformave blu. Aktualisht po hetohet për lidhje me ndonjë hasmëri të vjetër dhe nuk njihet si person me precedent penal. 

Kjo makinë është hedhur në erë me lëndë eksplozivi, me rreth 200 gramë tritol. Si pasojë e shpërthimit, makina është shkatërruar tërësisht, madje copat e saj janë shpërndarë disa metra tutje në rrugë.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes apo autorët e shpërthimit. Policia dhe ekspertët kanë mëbrritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese