Hapësire reklamuese

Bota

U hidhte alkol në organet gjenitale dhe iu vinte flakën, Gjermania gjykon doktorin sirian që torturonte pacientët në Spitalin Ushtarak

Shkruar nga Newsbomb
U hidhte alkol në organet gjenitale dhe iu vinte flakën, Gjermania

Një mjek sirian i akuzuar për krime kundër njerëzimit doli në gjyq këtë të mërkurën në Gjykatën e Lartë Rajonale të Frankfurtit, në Gjermani.

Alaa M. akuzohet për krime të tmerrshme:, si: lyerja e organeve gjenitale të adoleshentëve me alkool dhe djegien e tyre, për goditjen me shkelma të krahëve dhe këmbëve të thyera të të burgosurve, për administrimin e atyre që protestojnë kundër keqtrajtimit me injeksione.

Këto janë vetëm tre shembuj nga një listë e gjatë mizorish e hartuar nga Prokurori i Përgjithshëm në Frankfurt. Mjeku Alaa M. dyshohet se ka kryer aktet e tij të torturës në një burg të shërbimit të inteligjencës ushtarake, si dhe në burgjet ushtarake në Homs dhe Damask.

Në vitin 2015, Alaa M. erdhi në Gjermani për të punuar si mjek. 38-vjeçari ushtrua në disa spitale – derisa u arrestua në qershor 2020.

Sondazh

Poll