Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, mori papritur masa drastike paraprake, duke shkarkuar gjithë stafin e tij të kuzhinës, pas vdekjes së papritur të ministrit të Jashtëm të vendit të tij, Vladimir Mackay.
Presidenti bjellorus dhe miku i ngushtë i presidentit rus , Vladimir Putin, zëvendësoi kuzhinierët, shërbëtorët dhe rojet, duke i dhënë një shtysë të re skenarëve se ministri i jashtëm është helmuar.
Lajmi për ndryshimin e stafit në Pallatin Presidencial të Bjellorusisë u transmetua përmes kanaleve Telegram të Rusisë dhe Ukrainës, pa asnjë konfirmim zyrtar ende, megjithëse zërat për diplomatin e sprovuar dhe veteranin e inteligjencës Mackay janë të shumta.
Kujtojmë që këto masa vijnë 24 orë pas vdekjes së ministrit të Jashtëm, Vladimir Mackay në rrethana të paqarta, ndërsa mediat ndërkombëtare shkruajnë se dyshohet se ai është helmuar.