Tirana
broken clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
9 °
E martë, 31 Janar, 2023

“U hap sheshi për përshesh”, Rama “nuk i trembet protestës”: Edhe 4 vjet të zgjaste, asgjë nuk do bëja! MASAT e Qeverisë për të përballuar krizën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama është shprehur pasditen e kësaj të shtune se nuk do të kishte bërë asgjë, edhe nëse protesta që ka nisur prej katër ditësh do të zgjaste 4 vjet. Duke folur për protestuesit, tha se ata “kujtojnë se u hap sheshi të bëhet përshesh”.

“Dhe 4 vjet të zgjasë kjo protestë asnjë gjë tjetër nuk do bëj përveç shprehjes së keqardhjes për militantët e bunkerit të lirisë, që krijojnë turmën sharëse. Sa herë kujtojnë se u hap sheshi të bëjnë përshesh. U erdhi dita të përmbysin klasën politike. Kujtojnë se u hap sheshi për të bërë përshesh.

Te çdo kush që më akuzon për vjedhje unë shikoj një hajdut sepse nuk mund t’i thuash tjetrit hajdut pa prova. Gënjeshtra nuk ju them kurrë atyre që më kanë dhënë besimin për të udhëhequr. Apeli im është se këtë luftë duhet ta përballojmë të bashkuar, jo të ndarë. Të bashkuar te e vërteta, ne kemi opinione të ndryshme por jo fakte të ndryshme”, u shpreh ndër të tjera kryeministri.

Më tej, Rama tregoi dhe disa masa që ka marrë qeveria për të përballuar krizën. Që te indeksimi i pensioneve me 3.6 miliardë lek, mbështetja për produktet e shportës për 434 mijë përfitues, mbështetje për biletat e transportit, etj, etj. Më poshtë, masat e qeverisë:

  1. Ne do derdhim menjëherë 3.6 miliardë lekë për të indeksuar pensionet. Kjo masë do të reflektohet që në pensionin e radhës për 673,542 pensionistëve.
  2. Për 434 mijë përfitues, ne do kompensojmë me lek në dorë rritjen e çmimeve të shportës. Sipas INSTAT, është 7% ose e kthyer në rritje mbi konsumin mesatar, 25 mijë lekë të vjetra plus. Qeveria do japë 30 mijë lek të vjetra për 3 muaj rresht, si kompensim për rritjen e çmimeve, për:

    a- pensionistët që marrin më pak se gjysma e pagës minimale, pensionistët e invaliditetit, pensionistët që jetojnë vetëm, vetëm në kuptimin individualisht dhe në çift, persona me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër. Dhe të gjitha që janë aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike.
  3. Mbështetja për fermerët me naftë pa taksa do shkojë në 1.4 miliard lek. Me një shtesë plus prej 5 milionë dollarësh që do derdhet menjëherë.
  4. Qeveria do mbështesë të gjithë shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase, duke derdhur menjëherë 5 milionë dollarë për të paguar diferencën e çmimit të biletës, që asnjë udhëtarë të mos preket nga ndryshimi i çmimit.
  5. Do ta tërheqim dy muaj para, do e sjellim dy muaj para, futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra, përgjysmimin e taksës për pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra dhe uljen e taksës për pagat nga 1.5-2 milionë të vjetra.
  6. Do të tërheqim dy muaj para futjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, e cila në prill do bëhet 320 mijë lekë të vjetra.
  7. Kemi vendosur të shtojmë 200 milionë dollarë për financimin e mburojës së çmimit të energjisë, që familjet dhe bizneset e vogla të paguajnë energjinë elektrike sikur këtu nuk ka ndodhur asgjë.

Më shumë


spot_img








spot_img