Hapësire reklamuese

Bota

U grabitën dhe iu shitën tregtarëve në SHBA, Italisë i rikthehen veprat e artit me vlerë 19 milionë dollarë

Shkruar nga Newsbomb
U grabitën dhe iu shitën tregtarëve në SHBA, Italisë i

Disa vepra arti të vjedhura me vlerë 19 milionë dollarë i janë rikthyer Italisë. 58 veprat e artit përfshijnë kokën prej mermeri të perëndeshës Athena e datës 200 para Krishtit, me vlerë rreth 3 milionë dollarë.

Artefaktet e vjedhura u shitën muzeve dhe tregtarëve privatë nga disa grabitës, tha prokurori i New Yorkut, Alvin Bragg.

Ndërkohë, New Yorku  ka kthyer edhe mallra të tjera të grabitura në vendet e tyre të origjinës më herët, që kapin vlerën e 66 milionë dollarëve.

Kreu i njësisë së trafikut të antikiteteve të DA premtoi se do të kishte “shumë më shumë sekuestrime dhe shumë më tepër kthime në vendet të origjinës të artefakteve”.

Hetuesit kanë punuar për vite me radhë për të gjetur gjurmët e kontrabandistëve të artit dhe për të gjetur sendet që po riatdhesohen.

Sipas zyrës së DA, Giacomo Medici dhe Giovanni Franco Becchina janë ndër grabitësit e dënuar që përdorën një rrjet në të gjithë Italinë për të vjedhur artefakte.

Objektet u importuan në SHBA, ku iu shitën miliarderit amerikan, Michael Steinhardt, i cili tani është i ndaluar të blejë objekte antike, pasi provat zbuluan se sendet që zotëronte ishin grabitur dhe kontrabanduar ilegalisht.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese