Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
3.1kmh
40 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
12 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

“U goditëm nga tërmeti dhe pandemia, po nuk i bëmë bisht”, Rama: Këmbëngulëm që të dalim më të fortë nga kjo krizë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3ab6b9deb6579c8bac3f9b8435d42245

Kryeministri Rama ka thënë në Kuvend se buxheti i vitit 2021 që votohet sot, është një buxhet kuptimplot. Sipas tij, ai është buxheti i një force politike që nuk i ka bërë bisht krizës që goditi vendin, tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë së covid-19.

“Buxheti që kalon sot është kuptimplot.Është buxheti i një force politike që nuk i ka bërë bisht krizës, me dy goditje të njëpasnjëshme. Nga tërmeti dhe nga pandemia që ka tronditur gjithë planetin. Kemi këmbëngulur se janë dy kriza që ne duhet të dalim më të fortë, duhet të dalin më të fortë familjet që humbën shtëpitë, prindërit që humbën shkollat, mësuesit, komunitetet ku kjo goditje ishte më e madhe. Duhet të dali më i fortë Durrësi, Laçi Lezha, Tirana…”, tha Rama.

Më tej, kryeministri foli dhe për banorët që u janë shkatërruar shtëpitë nga tërmeti por jetojnë në çadër.

“Për ata që janë nëpër çadra, janë në pjesën rurale dhe kanë qëndruar aty me dëshirën e tyre se nuk ndahen dot nga toka me të cilën jetojnë, me punën me të cilën jetojnë. Për ata kemi nxituar më shumë, dhe normalisht me ta kemi filluar të parët. Edhe ata që janë në DS4 janë në shtëpi me qera po i paguan shtetit”, shtoi kryeministri.

Buxheti i vitit 2020 parashikon:

– Rritje pagash për bluzat e bardha dhe mësuesit

– Paga minimale 30.000 lek

– Financim masiv për Rindërtimin, Shëndetësinë, Arsimin

– Zero Taksë Fitimi për Biznesin e Vogël (Zero TVSH për BV deri në 100.000USD xhiro vjetore)

– Zero taksa për karburantin në bujqësi

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img