Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Shosh të Shkodrës ku ka humbur jetën një 48-vjeçar.
Sipas policisë shtetasi me inicialet F. Ç, nga Golemi i Shkodrës, është goditur nga një trung peme teksa po priste dru, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 13:15, jemi njoftuar se në malin e fshatit Shosh, Shkodër, shtetasin F. Ç. 48 vjeç, banues në fshatin Golem Shkodër, duke prerë dru e ka goditur një trung peme dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, bën me dije policia.