Tirana
moderate rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
3.1kmh
100 %
Hën
18 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
21 °
Pre
27 °
E hënë, 26 Shtator, 2022

“U godit nga skafi që drejtohej nga polici”, mediat britanike pasqyrojnë vdekjen tragjike të 7-vjeçares në Himarë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mediat britanike kanë pasqyruar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Himarë, ku 7-vjeçarja u godit për vdekje nga një skaf që drejtohej nga polici Arjan Tase.

Jonada Avdiu humbi jetën në vend nga ky aksident tragjik. Ajo kishte ardhur me pushime në Shqipëri, pasi ishte e lindur, e rritur dhe me pashaportë britanike.

Shkrimi i plotë i Dailymail:

Një vajzë 7-vjeçare britanike ka humbur jetën në një aksident të tmerrshëm me skaf teksa ishte me pushime me prindërit e saj në Shqipëri.

Vajza, e quajtur Jonada Avdia, ishte duke luajtur në det pranë plazhit të Potamit, në jug të vendit, të martën rreth orës 14:00 kur u vra.

Jonada, e cila jetonte me babanë me origjinë shqiptare Bledarin dhe nënën e saj në Barking, në lindje të Londrës , u plagos për vdekje kur polici që ishte jashtë detyrës, Arjan Tase, kaloi me një skaf në një zonë të caktuar për notarët dhe e goditi atë.

Policia, Tase i cili është arrestuar po merrte anëtarët e familjes së tij nga Porto Palermo në Potami kur ndodhi aksidenti.

Ata thonë se ai kaloi me skaf nëpër një zonë të destinuar vetëm për pushues, e cila ishte e shënuar qartë.

Pasi zbriti të afërmit e tij, ai e futi skafin përsëri në ujë në të njëjtën zonë, më pas goditi Jonadën teksa ajo luante rreth 15 metra larg bregut.

Tehet rrotulluese shkaktuan lëndime serioze që çuan në humbje të menjëhershme të jetës.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img