Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

U godit nga skafi në Himarë, humb jetën fëmija 5 vjeç

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme ku një i mitur në plazhin e Potamit në Himarë u godit nga një skaf.

Policia në një reagim zyrtar ka bërë me dije se një fëmijë 5 vjeç fatkeqësisht ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi A.T është arrestuar, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img