Është publikuar një tjetër video nga goditja me shuplakë e presidentit të Francës, Emannuel Macron, nga një qytetar në qytetin Dorme të Francës.
Është një plan tjetër ku shihet se si qytetari e qëllon me shpullë, ndërsa truprojet e marrin Macronin nga frika e ndonjë atentati të mundshëm.
Një prej rojave ndërhyu menjëherë kundër djalit me flokë të gjata, maskë e syze, kurse një tjetër hoqi menjëherë Macronin për ta mbrojtur.
Më pas shihet se djali që qëlloi me shpullë u tërhoq zvarrë nga ushtarët. Presidenti i Francës pas pak sekondash rikthehet përsëri në vendin ku ishte për të folur me një tjetër person, ndërsa truprojat e tij shihet më në gatishmëri.