Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

U gjobit në ditëlindjen e Bes Kallakut, reagon aktivisti Aulon Kalaja: Nuk e njoh gjobën siç nuk njoh qeverinë e Kapterr Ramiut, as maskën nuk e mbaj që nga…

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9b8713c765d92da90feb4ae8ad373a2d

Aktivisti Aulon Kalaja ishte një nga personat që u gjobitën nga policia pasi mori pjesë në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku, pasi kishte thyer rregullat e vendosura ng aKomiteti Teknik.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se kjo ëhstë një gjobë e paligjshme të ciulën nuk e njeh, ashtu siç nuk njeh edhe qeverinë e Ramës.

Duke iu drejtuar kryeministrit si “Kapterr Ramiu”, ai thotë se Rama nuk heq dorë nga presionet, por edhe ai nuk do të heqë dorë nga qëndresa e tij, ndërsa shton se edhe maskën nuk e mban që nga 15 tetori, pasi ka shpallur mosbindje civile.

Postimi i plotë:

Më lajmëruan se kisha marë gjobë nga PPP e Edi Ramës, thënë ndryshe, Policia Private Politike e Kapterr Ramiut.

Arsyeja e gjobës së paligjshme, ndaj meje dhe 29 të tjerëve, me sa mora vesh, ndër ta dhe Presidenti i Republikës, ishte se morëm pjesë në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku.

Dua të deklaroj publikisht se nuk e njoh këtë gjobë, ashtu siç nuk njoh asnjë gjobë të qeverisë Rama, sepse nuk njoh as qeverinë Rama. Kam deklaruar në televizion se nuk e mbaj maskën në ecje dhe vazhdoj t’a bëj që nga 15 tetori. Kam shpallur mosbindjen civile, personalisht dhe do zbatoj vetëm vendimet që më duken të arsyeshme.

Du t’i kujtoj sektit të rilindistëve, se kur isha në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, policia Edi Ramës më hoqi patentën (nuk e kam një të tillë) dhe më vendosën 3 gjoba 100-mijë lekëshe. At’herë deklarova publikisht, por edhe një farë “drejtuesi” të Polocisë së Tiranës që më telefonoi i thashë se nuk e njoh gjobën dhe se jam i përgatitur të mar edhe 100.000 gjoba të tjera, per kauzën.

Kapterr Ramiu nuk heq dorë nga presionet që nuk ziejnë as groshën dhe unë nuk heq dorë nga qëndresa ime. Nuk e kam bërë kur më ka lëshuar bandat dhe jo më, kur ai po ngordh në agoninë e fundit, regjimi e kam fjalën.

Përballë do më kesh!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img