Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

U gjobit me 825 mijë lekë, Veliaj: Do ta apeloj! Kush shton 5 vila do të bëhet kryeministër, kush bën 5 shtëpi në ditë gjobitet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f5e4c601d56ed5e6425d2b4bee88c361

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur sot kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, me 825 mijë lekë të reja, lidhur me aktivitetet e tij politike.

Ndërkaq, në një intervistë për News24, Veliaj tha se kjo është një anomali dhe se do ta apel vendimin brenda 5 ditëve.

Ai tha se është e turpshme që dikush që shton 5 vila në kohë pandemie (Basha) kërkon të bëhet kryeministër ndërsa kush ndërton 5 shtëpi për të futur njerëzit brenda gjobitet. Veliaj nuk la pa thumbuar as ish-deputeten e PD, Grida Duma.

Veliaj: E kuptoj që opozita do të futet në lojë, e kuptoj pozicionin e Celibashit. Ata janë në rol, ne jemi në rol, duhët të bëhen babysiter të kapin topin me dorë. Po ju kujtoj që politika është për të rritur jo për fëmijë. Dikush që shtoi 5 vila në pandemi kandidon për kryeministër, dhe dikush që bën 5 shtëpi çdo ditë për ata që kanë nevojë, gjobitet. Kjo është një anomali që sigurisht do marrë përgjigje. Kjo nuk është një gjobë për masat anti-covid, por një gjobë se pse njerëzit nuk rrinë në çadra, por futen në shtëpi. Kjo lloj gjobe është e kësaj natyre. Nuk është gjobë shëndetësie, por pse i futëm njerëzit në shtëpi dhe nuk i lamë në çadra që Luli me Monën të gjejnë shesh për të bërë përshesh. Do ta apeloj vendimin, kam 5 ditë kohë. Por nuk është ky apeli im, është apeli moral që kush shton vilat dhe kush e shet shtëpinë 5 herë është i mirë ndërsa kush bën shtëpi për të futur të tjerët brenda gjobitet. Unë nuk jam rritur me këto vlera. Jam rritur me vlerat ndihmo fukarain, dhe ai që ka plot lëre se ka kush e mbron.

Gjobat për Erion Veliajn:

-750 mijë lekë për shkelje të rregullave për aktivitetet e ndaluara

-35 mijë lekë për mos raportim të aktiviteteve

-40 mijë lekë për promovim të aktiviteteve të ndaluara

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img