Hapësire reklamuese

Politikë

U gjobit me 50 milion lekë, kandidati i minatorëve del para Komisariatit në Bulqizë: Partitë e tjera po bëjnë mitingje, ne puntorët na ndëshkoni

Shkruar nga Newsbomb
U gjobit me 50 milion lekë, kandidati i minatorëve del para

Kandidati i pavarur në qarkun e Dibrës, Elton Debreshi ka dalë sot para Komisariatit të Policisë së Bulqizës, për gjobën 50 milion lekë që i vendosi Policia, me pretendimin se ka shkelur masat anti-Covid për mitingjet.

Debreshi thotë përmes një video-mesazahi se “shteti duhet ti vendosë gishtin kokës” dhe të shikojë  tubimet që bëjnë partitë e tjera duke mos respektuar asnjë rregull të vendosur për parandalimin e Covid-19.

 “Shteti ti vendosë gishtin kokës dhe mos përdoret politikisht nga partitë. Të shikojë edhe tubimet e që bëjnë partitë në qytete të ndryshme  dhe mitingjet që bëjnë në ambjente të mbyllura pa maska pa sasnjë lloj sigurie ndaj Covid, ndërsa ne po na ndëshkojnë me diçka të turpshme  që për ne në fakt është një forcë një shtysë për të ecur para”- thotë ai nëvideon e publikuar në Facebook.

Ndër të tjera përfaqësuesi i minatorëve në Bulqizë shton se puntorët gjobiten ndërsa militantët partiakë nuk preken. “Punëtorët gjobiten ndërsa militantët partiakë nuk preken. Punëtorët gjobiten ndërsa oligarkëve u falen taksat.Në nuk trembemi nga provokimet! Ne nuk ndalemi nga gjobat!”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu