Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
77 %
0kmh
0 %
Enj
16 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
25 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

U gjobit me 5 milionë lekë nga IKMT, Farudin Zykaj nuk “zuri mend”, vijonte ndërtimin pa leje për molin pluskues në Vlorë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Vlorës arrestoi sot tre persona, pasi akuzohen se ndërtuan pa leje një mol pluskues dhe hodhën materiale inerte në det.

Bëhet me dije se më pranga ka rënë shtetasi Farudin Zykaj 45 vjeç, banues në Vlorë, Gjergji Metushaj 36 vjeç, banues në Vlorë dhe Lavdi Xhelilaj 65 vjeç, banues në Vlorë.

Zykaj dhe Metushaj kishin kontraktuar shtetasin Xhelilaj, shofer kamioni, për të vendosur gurë dhe disa materiale të tjera të ngurta, në det, në afërsi të molit pluskues, të cilin këta shtetas e kishin ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.

Mirëpo mësohet se pak ditë më parë Farudin Zykaj ka marrë edhe një gjoë nga IKMT pikërisht për “Ndërtim pa leje”.

Por edhe pse është gjobitur me 5 milionë lekë, si duket Zykaj sërish nuk ka zënë mend, ndërsa sot ka rënë në pranga bashkë me dy të tjerë.

Lexo edhe: Ndërtuan pa leje një mol pluskues dhe hodhën materiale inerte në det, arrestohen tre persona në Vlorë

Në videon e mëposhtme shihet edhe aksioni i IKMT:

Farudin ZYkaj – Gjergji Metushaj

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img