Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
40 %
1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
34 °
Sht
37 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

U gjobit me 100 mijë lekë se zhvilloi takimin elektoral të PS në shkollë, Emirjana Sako ankimon vendimin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ka ankimuar vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KQZ ka dënuar me 100 mijë lekë gjobë për shkelje të ligjit zgjedhor, Sakon, pasi përdori ambientet e një shkolle të qytetit për organizimin e një takimi elektoral të PS-së.

albsig

spring

Në lidhje me këtë Sako sqaron se takimi është zhvilluar pranë shkollës dhe jo në ambientet e saj dhe ndaj kërkon që gjoba ti hiqet.

“Kjo është shpjeguar edhe gjatë hetimit administrativ që lidhej me kushtet jo të qëndrueshme të motit që parashikoheshin në ditët që përvijuan nga momenti i raportimit deri në momentin e takimit, duke kushtëzuar spostimin emergjent nga sheshi në fshatin Armathe (ku ishte e pamundur të mbahej takimi për shkak të terrenit të rënduar) në sheshin pranë shkollës, por jo në oborrin e shkollës, si e vetmja mundësi zhvillimi të takimit. Duke qenë se nuk kishte vend tjetër. sqarojmë që në orarin e përcaktuar nuk ka ndikuar në mbarëvajtjen e veprimtarisë duke mos pasur fare lidhje me vetë ambientet e shkollës, gjë e cila u konfirmua edhe në seancë nga vetë drejtori i shkollës. Gjatë hetimit por edhe në marrjen e vendimit Komisioneri e trajton takimin si takim elektoral, por në të vërtetë ka qenë një takim pune i detyrueshëm për sqarimin e banorëve lidhur me rindertimin pavarësisht se ka përkuar me periudhën e fushatës elektorale” thuhet në ankimim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img