Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

U gjetën të vrarë afër parcelës me kanabis në Malësinë e Madhe, flet dëshmitari: Ishin masakruar me plumba

spot_img

Lajme të ngjashëm

08c4293830f03ecfecc64596353825c4

Ditën e sotme u gjetën të  të vrarë me armë zjarri dy kushërinjtë Vilson Çutaj 37-vjeç dhe dhe Klement Pepaj 21-vjeç në Malësinë e Madhe.

Mësohet se trupat e pajetë që dyshohet se janë ekzekutuar me armë zjarri tip Kallashnikov nga i afërmi i tyre Danjel Pepaj.

Një dëshmitar që ka parë trupat e pajetë është shprehur se ishin bërë shoshë nga plumbat, çfarë tregon se Danjel Pepaj ka zbrazur karikatorin e kallashit mbi trupat e të rinjëve.

“Ishin masakruar me plumba në pjesë të ndryshme të trupit” u shpreh dëshmitari për ‘abcneës’.

Flitet se shkak i vrasjes është bërë një sasi e papërcaktuar kanabisi që Danjel Pepaj kishte vjedhur. Kjo ka çuar në dhunimin fizik të Danjelit nga dy kushërinjtë, i cili në shenjë hakmarrje i ka ekzekutuar, mesa duket në gjakftohtësi të plotë.

Danjel Pepaj, i akuzuar si autor i kësaj ndarje të rëndë dyshohet se është larguar përmes kufirit të gjelbër drejt Malit të Zi.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img