Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

U gjetën në makinën e djegur në Pukë, mbetjet trupore të biznesmenit Davide Pecorelli mbërrijnë në Romë, prokurori hap hetime për trafik droge e vrasje

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

12bbb1dcedb947edab7dbd519cdf149e

Mbetjet kockore të biznesmenit Davide Pecorelli, të gjetura muaj më parë në Pukë në një makinë të djegur, kanë mbërritur në Itali. Ato, do t’iu nënshtrohen të gjitha analizave për të parë nëse i përkasin biznesmenit.

Pecorelli, kishte ardhur muaj më parë në Shqipëri për të investuar në fushën e kozmetikës, por mjeti të cilin e ai e kishte marrë me qira në Rinas, u gjet i djegur në Pukë. Brenda mjetit u gjetën dhe disa mbetje trupore, të cilat dyshohet si i përkasin biznesmenit italian.

Gazetarja Alba Kepi shkruan se me të mbërritur në Romë, mostrat po analizohen në laboratorë e Policisë shkencore dhe po krahasohen me ADN e fëmijëve të Davide Pecorellit, 3 fëmijë me bashkëshorten e parë italiane dhe 1 fëmijë nga partnerja shqiptare.

Ndërkohë, Kryeprokurori i Perugias Raffaele Cantone, ka hapur dosjen hetimore për vrasje të qëllimshme kundër personave të panjohur dhe trafik droge. Ndaj akuzës së fundit ka një sekret të rezervuar hetimesh.

Edhe nga Prokuroria shqiptare po heton një pistë tjetër, atë të ekzekutimit të biznesmenit. Pecorelli dyshohet se aktivitetin e tij të tregtimit të produkteve kozmetike e përdorte për transport lëndësh narkotike, ndaj ai mund të jetë vrarë për shkak të aktivitetit kriminal.

Ka dyshime të forta se zhdukja e biznesmenit Davide Pecorelli ka të bëjë me një eleminim për shkak të aktiviteteve të tij.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img