Ka dhënë dorëheqjen kryetari i KZAZ nr.23 në Durrës.
Dorëheqja vjen pak minuta pas pezullimit të procesit të numërimit në këtë KZAZ pasi në një kuti u gjet një votë më shumë.
Bëhet me dije se në kuti duhet të ishin 314 vota, ndërsa janë gjetur 315 vota.
Sipas KQZ deri më tani në Qarkun e Durrësit janë numëruar 343 kuti votimi nga 481. Deri më tani në këtë Qark kryeson PS me 49.81% të votave, ndërsa PD me 41.58%.