Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
40 %
1.5kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
31 °
Die
31 °
Hën
32 °
Mar
30 °
E premte, 19 Gusht, 2022
spot_img

U gjet në det nga peshkarexha, policia jep DETAJE të reja për kufomën e Durrësit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Durrësit ka dhënë detaje zyrtare për kufomën e gjetur në det nga një peshkarexhë, në Durrës, mëngjesin e sotëm.

albsig

Policia deklaron se trupi i gjetur nuk ka shenja dhune dhe nuk ka qenë i mbështjellë.

‘Trupi ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjithë gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë’, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 18.08.2019, në orët e para të mëngjesit, një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti, rreth 4 milje larg Durrësit duke ngritur rrjetat dhe ka konstatuar në rrjeta një trup të pajetë të seksit mashkull.

Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.

Nga ekspertiza e jashtme, trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë.

Nga kqyrja nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër.

Trupi ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjithë gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img