Hapësire reklamuese

Aktualitet

U gjet i vrarë në Itali,kushëriri i shqiptarit rrëzon prokurorët: Ishte si qingj

Shkruar nga Newsbomb
U gjet i vrarë në Itali,kushëriri i shqiptarit rrëzon

Djali i xhaxhait të Bledar Dedjas, shqiptari i cili u gjet i vrarë në Itali, ka hedhur poshtë pretendimet e prokurorëve italiane dhe ato çfarë mediat italiane kanë raportuar. Në një lidhje direkte për “News 24”, Evis Ahmeti ka zbardhur të tjera detaje lidhur me vdekjen tragjike të kushëririt të tij në një pyll në zonën e Trevisos.

Duke përjashtuar kategorikisht pistën e një krimi pasioni, ashtu si dhe Prokuroria italiane dyshon, Ahmeti tha se Dedja ishte një person i qetë dhe se mund të ketë rënë pre e një grabitje. Ai bëri me dije se në momentin që trupi u gjet nuk ishte i zhveshur ashtu si mediat italiane raportojnë dhe sa i përket ceremonisë së varrimit nuk është vendosur ende se ku do të prehet trupi i kushëririt në Itali, apo në Shqipëri.

“S’ka asgjë të vërtetë nga ato që flitet. Asgjë të vërtetë. Ishte si qingj. Unë flisja përditë me të, se punonte me nipin tim. Ishte momentale ajo që i ka ndodhur, ose kanë tentuar ta grabisnin, ose ndonjë pisllik, ndonjë gjë. Se ky ka punuar jashtë, gati 20 vite. Ne jetojmë të gjithë bashkë andej dhe mblidheshim për kafe. E kemi marrë në tel dhe ku nuk e hapte telefonin, menduam mos e kishte zënë gjumi në makinë. Telefonin ia kanë marrë çunit, e kupton tani? Ai vendi është shumë i ftohtë. Mund ta kenë rrëmbyer bashkë me makinën, nuk ka qenë vetëm një njeri. Mund të kenë qenë 2-3 veta.

Ne e gjetëm trupin, pasi kemi kërkuar gjithë natën. Ai nuk rrinte as në lokale, edhe pse ai nuk rrinte atje. Gjithsesi kontrolluam. Pasi gjetëm trupin kemi njoftuar policinë. Në trup kishte çarje, gërvishtje, me thikë, por unë vetë nuk e kam parë. Po ashtu dua të theksoj se trupi nuk ka qenë i zhveshur, siç mund të pretendohet.

Për ne ngjarja ka qenë rastësi. Trupi ka qenë larg nga makina, rreth 100 metra. Makina s’ka asnjë shenjë. Për sa i përket varrimit nuk e kemi vendosur nëse do të varroset në Itali apo në Shqipëri”, tha ai.

Kujtojmë se më herët mediat raportuan se viktima u gjet nga efektivët gjysmë i veshur dhe me pantallona të ulura. 39-vjeçarit iu gjet brenda mjetit të tij portofoli dhe sendet personale, përfshirë dhe celularin e tij, duke zbehur kështu pistën e vrasjes për grabitje.

LEXO EDHE: Gjysmë i zhveshur dhe telefonata me kunatën, vrasja e shqiptarit dyshohet për pasion

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese