Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

U gjet i vrarë me 3 plumba në kokë, arrestohen në Itali dy vrasësit e dyshuar të shqiptarit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në prangat e autoriteteve italiane kanë rënë dy vrasësit e dyshuar të Avenir Hysaj, muratorit shqiptar 34-vjeçar, i cili u gjet i vdekur më 19 mars në një zonë afër Pocapaglia.

Familjarët e 34-vjeçarit nuk kishin informacion për të që prej datës 21 shkurt prandaj ngritën alarm për zhdukjen e tij në programin televiziv «Chi l’ha visto».

Sipas mediave italiane, Hysaj u gjet i vdekur pas disa javësh dhe nga autopsia e kryer rezultoi se ai ishte vrarë me tre të shtëna në kokë.

Dy italianët e arrestuar akuzohen për vrasje dhe janë banorë të zonës së Braidese. Në një shënim, Prokurori Publik i Asti deklaron se shqiptari 34-vjeçar u vra afër “Circolo Arcobaleno”, i drejtuar nga familja Luppino.

Më shumë

spot_img
spot_img