Hapësire reklamuese

Rajoni

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e

Rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah Hamiti, janë ende të paqarta. Prokuroria Themelore e Gjilanit është duke pritur raportet e ekzaminimeve dhe autopsisë për të zbuluar më shumë për ngjarjen. Dyshimet fillestare për rrëmbimin e tij janë zbehur pas gjetjes së parave dhe sendeve personale në çantën e tij. Hamiti u gjet i vdekur në bodrumin e ashensorit të ndërtesës ku banonte në Gjilan.

Paraprakisht, ai ishte raportuar si i zhdukur. Dyshimet e para ishin se në se ai ishte rrëmbyer, për shkak se pas lirimit nga Burgu i Lipjanit, kishte pasur me vete mbi 86 mijë franga zvicerane. Mirëpo, këto para, 350 euro të tjera, tre telefona mobil dhe sende të tjera personale, janë gjetur në çantën e tij.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Liridona Xheladini ka deklaruar se janë në pritje të raporteve të ekzaminimeve dhe raportit të autopsisë. Për të zbuluar se si ka ndodhur rasti, janë angazhuar ekspertë të Fakultetit Teknik lidhur me funksionalitetin e ashensorit dhe janë bërë urdhëresa për ekzaminimin e telefonave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese