Një emrigrant shqiptar është gjetur pa shenja jete në një kalanal në Venecia, Itali. Sipas mediave vendase mësohet se viktima është 53-vjeçari Gëzim Nuho.
Nga të dhënat paraprake mësohet se 53-vjeçari nuk është mbytur në kanal pasi ai ishte shumë i cekët.
Si rrjedhojë dyshohet se Muho mund të ketë pësuar goditje, e për pasojë është rrëzuar e ka ndërruar jetë.
Ishte shoferi i një automjeti i cili po kalonte aty afër ai i cili konstatoi trupin e Nuhos dhe menjëherë lajmëroi autoritetet.
Menjëherë forcat e policisë dhe ambulancë mbërritën në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht ishte tepër vonë për shqiptarin pasi ai kishte ndërruar jetë.