Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

U gjet i vdekur brenda makinës në Vlorë, 45 vjeçari është vëllai i ish-gjyqtarit të Tiranës që u “dogj” në vetting: Familja e kërkonte prej dy ditësh

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Eltion Lazaj, 45 vjeç u gjet i vdekur sot në Vlorë brenda në një makinë. Sipas Policisë së qytetit bregdetar, nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, raporton newsbomb.al. 45 vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Sot, rreth orës 10:50, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, është gjetur në mjetin e tij nga faniljarët, pa shenja jete shtetasi E. L., 45 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftuan Blutë e Vlorës.

Ndërkohë, prej dy ditësh familja e kërkonte Eltion Lazajn. Ai u gjet i pajetë brenda në makinën e tij. Burimet bëjnë me dije se ai mund të jetë asfiksuar në makinë pasi ka shkuar i dehur. Eltion Lazaj është dhe vëllai i ish-gjyqtarit Artan Lazaj.

Artan Lazaj ka ushtruar detyrën e gjyqtarit si dhe të kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës në vitet 2003-2009. Në vitin 2009, ai është zgjedhur anëtar i  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në vitin 2012, raporton newsbomb.al.

Në dhjetor 2012, Lazaj është rikthyer sërish në gjyqësor përmes një dekreti të Presidentit të Republikës, i cili e emëroi atë në Gjykatën e Tiranës. Ai u bë pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Por në vitin 2018 të dyja shkallët e vettingut konfirmuan shkarkimin e tij nga detyra.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img