Hapësire reklamuese

Aktualitet

U gjet i pajetë në banesë nga nëna e tij, 46-vjeçari në Vlorë është vrarë me sëpate, autori helmoi qentë e komshinjve për…

Shkruar nga Newsbomb
U gjet i pajetë në banesë nga nëna e tij, 46-vjeçari

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u shënua ditën e sotme në Vlorë, ku u gjet i pajetë një 46-vjeçar.

46-vjeçari Altin Alikaj, ish ushtarak u gjet i pajetë nga nënë e tij në banesë, e cila ishte kthyer nga Greqia dhe e kishte gjetur djalin pa shenja jeta. Alikaj ishte zhdukur që me datë 11 shkurt.

Ka dyshime se 46-vjeçari është vrarë, pasi ka shenja në kokë, ndërsa raportohet se është qëlluar me sëpate.

Burime për media bëjnë me dije se në shtëpinë e viktimës është ulur automati i dritave nga autori dhe se janë helmuar edhe qentë e komshinjve që mos të bënin zhurmë.

Trupi i viktimës ndodhet në morg për ekzaminim, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, që është e mbuluar me mister.

"Më datë 19.02.2022, është gjetur i pajetë, në banesë,  nga nëna e tij, shtetasi A. A.,46 vjeç , banues në lagjen “24 Maji”, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes" njoftoi policia në lidhje me ngjarjen.

*Në njoftimin e fundit të policisë thuhet se plagët në kokën e 46-vjeçarit janë shkaktuar me armë zjarri.

“Në vijim informacionit paraprak, i cili bën fjalë për ngjarjen e ndodhur në lagjen "24 Maji", ku  është gjetur i pajetë, në banesë,  nga nëna e tij, shtetasi A. A., 46 vjeç, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022, ju bëjmë me dije se:

Nga këqyrja paraprake në trupin e shtetasit A. A., janë konstatuar dëmtime të ngjashme, si ato të shkaktuara me armë zjarri. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Vlorës, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes”njofton policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll