Hapësire reklamuese

Aktualitet

U gjet i copëtuar në qese mbeturinash, kush është Shefki Kurti që u vra në Itali, dyshimet që ngrihen për familjarët

Shkruar nga Newsbomb
U gjet i copëtuar në qese mbeturinash, kush është Shefki

Deteja të reja janë zbardhur nga ngjarja e rënë që u shënua disa ditë më parë në Itali, ku u gjet trupi i copëtuar i Shefki Kurtit.

71-vjeçari ishte zhdukur më 24 korrik, ndërsa trupi i pajetë ëështë gjetur më 28 korrik. Policia ka ndritur dyshime mbi familjen pasi ata janë personat e fundit që e kishin parë.

Policia ka ushtruar kontroll në banesë, e nuk dihet nëse kan gjetur ndonjë të dhënë që lidhet me këtë ngjarje makabër. I moshuari shqiptar ishte larguar nga banesa pas një konflikti që kishte pasur me gruan dhe nuk ishte kthyer më.

Më 24 korrik djali i Shefkiut kishte telefonuar karabinierët për t’i thënë se babai i tij ishte larguar nga shtëpia. Por në atë moment i është dukur denoncim si të gjithë herët e tjera derisa gjetën trupin e copëtuar. Zbulimi i burrit në copa ka hapur një pistë të re hetimi.

Më 28 korrik pastruesit e rrugës gjetën një këmbë njeriu, më pas policia duke kontrolluar në zonë gjeti dy qese mbeturinash ku ishte pjesa tjetër e trupit.

Shefki Kurti dhe bashkëshortja e tij Nadire mbërritën në Itali në vitet ’90, ata ishin ndër shqiptarët e parë që mbërritën në vendin fqinj. Kishin dy fëmijë. Asnjë familjar nuk ka pasur ndonjëherë probleme me drejtësinë.

Hetimet e karabinierëve vijojnë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll