Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U gjet e mbytur poshtë urës së Babrrusë, dalin DETAJE të reja nga viktima, dyshohet aksidentalisht

Shkruar nga Newsbomb
U gjet e mbytur poshtë urës së Babrrusë, dalin DETAJE

Detaje të reja kanë dal nga personi i gjetur rreth një orë më parë në zonën e quajtur si Ura e Babrrusë në Tiranë.

Mësohet se bëhet fjalë për një të moshuar 75 vjeçe, e cila është mbytur.

Sakaq, sipas policisë nuk konstatohen shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.

Njoftimi i policisë:

Me datë 14.03.2020, rreth orës 10:45, në Lumë, poshtë Urës së Babrroit është gjetur e mbytur shtetesja A.B., rreth moshës 75 vjeçe.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll