Hapësire reklamuese

Aktualitet

U gjet e mbytur në Durrës, identifikohet gruaja (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb

Identifikohet gruaja që u gjet e mbytur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit.

Bëhet fjalë për 81-vjeçaren me iniciale H.T., e cila vuante nga skleroza.

Mësohet se gruaja ishte larguar nga shtëpia dhe u gjet e mbytur në lagjen 13 në qytetin bregdetar të Durrësit.

Në trupin e 81-vjeçares nuk kishte shenja dhune në trup, ndërsa u gjet e veshur me rroba të zeza dhe pranë saj ishte një shkop, një çantë dhe një palë këpucë.

Raportohet se familjarët e gruas janë njoftuar fillimisht përmes mediave për lajmin e hidhur dhe më pas e kanë identifikuar trupin e pajetë në morg.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu