Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

U futën për të vjedhur, hajdutët fshihen në dollap pasi familja njofton policinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre gjeorgjianë u arrestuan në Ilioupolis, Greqi, pasi hynë për të vjedhur në një shtëpi.

Autorët hynë në një shtëpi dykatëshe duke thyer bravën e derës, dhe vodhën disa bizhuteri dhe ora të shtrenjta.

Më vonë, me të njëjtën metodë ata hynë edhe në depon e së njëjtës shtëpi, por i zoti i shtëpisë i pa dhe njoftoi policinë.

Kur hajdutët e panë që po afrohej policia, u fshehën në dollapin që ishte në depo, por ishte e kotë pasi ranë në prangat e policisë.

Policia sekuestroi bizhuteritë që kishin vjedhur, së bashku me sendet e tjera që përdornin për t’u futur në shtëpitë e tjera.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Athinës, ndërsa po hetohen edhe për përfshirjen në disa vepra të tjera penale.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img