Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

'U futa në politikë ditën kur Berisha aplikoi për anëtarësimin në BE', Bushati: Dje u ndjeva keq nga reagimet e opozitës

Shkruar nga Newsbomb

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nga foltorja e Kuvendit vlerësoi raportin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Por përpos kësaj Bushati u shpreh se u ndje keq dje nga reagimet e opozitës duke shtuar se politika shqiptare ka kultivuar kulturën e poshtërimit të kundërshtarit.

"Zoti Balla e përmendi që ka 14 vjet në këtë sallë, dhe unë kam 10 vjet dhe më erdhi keq kur pashë dje regimet e opozitës. Ato ishin paqyrë e kulturës së dëshpërimit. Ne të gjithë së bashku kemi kultivuar kulturën e poshtërimit të kundërshtarit. Po kështu vjet në 2018 kemi bërë një debat të madh me opozitën këtu në Parlament. Dhe për fat të keq harrojmë se përpara partive është Shqipëria, atdheu ynë. Qeveria në këtë proces ka thjeshtë detyrën e përgjegjësisë. Merita është vetëm e shqiptarëve. Në raport evidentohen disa probleme që nuk mund ti përmbushë mazhoranca pa opozitën", tha Bushati.

Më tej ish ministri bëri thirrje për dialog, duke theksuar se socialistët i shtrijnë dorën opozitës për të mirën e Shqipërisë europiane.

"Qyetetarët nuk është se po presin negociatat në kuptim klasik të fjalës. Prandaj gjithmonë e kam quajtur që ky është testi i moderimit të shoqërisë shqiptare. Është koha për një mirëkuptim më të mirë politik. Unë kam hyrë në 2009 në politikë, ditën kur qeveria Berisha aplikoi për anëtarësimin në BE. Shumica e heshtur e këtij vendi kërkon dialogun dhe mirëkuptimin. Kërkon një Shqipëri që bazohet te ekonomia e dijes. Shqiptarët kërkojnë një kapitalizëm progresi, dhe jo që bazohet te politikat grabitqare. Kjo është arsyeja që shqiptarët kërkojnë anëtarësimin në BE. Kjo është arsyeja që ne socialistët shtrijmë dorën për opozitën, për të kapërcyer çdo ndasi politike. Ne jemi të ndërgjegjshëm që Shqipëria europianë kërkon një tjetër përgjegjësi", tha Bushati.  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll