Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

“U futa në këtë rrugë jo për tu bërë politikan, por si emigrant që isha” Rama: Nuk e dua pushtetin për vete sepse jam i realizuar, por për ju

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama këtë të dielë ka vendosur që të jetë pranë të rinjve të zonës së Laprakës në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij Rama u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve që të bëhen pjesë e politikës jo për tu bërë politikanë po për të ndryshuar të ardhmen e tyre dhe të familjes.

Kryeministri tregoi se pikërisht për këtë arsye ai vendosi që ti bashkohej rradhëve të politikës, pasi kur ishte emigrant besonte se ky vend do të bëhej.

“Kush e mendonte se ne do të hapnin një aeroport të dytë dhe do fillonim punën për një të tretë dhe të katërt. Kush do të mendonte se Shqipëria do të hynte në një fazë tjetër dhe do të bëhëj e ardhmja e të gjthë fëmijëve të vet. E rëndësishmja është që të gjitha të rejat dhe të rinjtë të mos bëjnë gabimin që të mendojnë se po mos nuk votove është njësoj si të votosh.

Të merresh me politikë nuk do të thotë të bëhesh politikan. Unë nuk jam futur në këtë rrugë për tu bërë politikan. Unë jam futur në këtë rrugë sepse isha  në emigracion dhe mua më ka shtyrë besimi shumë I fortë që ky vend bëhet, dhe nëse ky vend nuk është bërë  dhe në këtë vend njerëzit kanë rënë pre e recetave çudibërëse dhe në fund kanë rënë në gremina kjo ka ardhur nga fakti se ajo shumicë krtike njerëzish që besojne te puna dhe te vetja që besojnë te guximi dhe vendosmëria e tyre i ka lënë të tjerët të marrin vendime për ta.  Ja u kanë deleguar të tjerëve fatin e tyre. Unë kam hyrë në këtë rrugë sepse nuk doja që fatin tim të familjes time të vendim tim tja u delegoja të tjerëve”- tha Rama.

Teksa u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që mos të ndalojnë por ti bashkohen atij për të punuar së bashku për të arritur majat.

Rama shtoi se pushtetin nuk e do për vete pasi gjatë gjithë këtyre viteve në politikë ka arritur gjithçka që ka dashur, por e do për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Dhe unë jam këtu për t’ju thënë shqiptarëve mos ndaloni, mos ktheni rrugën, mos u lodhni dhe mos u dorëzoni sepse ngjitja më tej drejt majës ku ne do të mbërijmë është e vështirë. Sa më lartë të ngjitesh aq më shumë tundimi për tu ndalur për të bërë pushim bëhet më I fortë. Kjo botë është e atyre që nuk ndalen. Prandaj populli na ka lënë një porosi “rruga më e shkurtër të nxjer më gjatë”. Kjo rrugë nuk është e shkurtër është e gjatë por aman kjo rrugë është rruga që na çon në majë. Unë nuk jam këtu për veten time nga maja nga ku flas nëse do të ishte aspektin personal unë i kam realizuar të gjitha I kam prekur të gjitha majat që mund të prekë dikush që merrret me politikë dhe I kam pasur të gjitha nderet. Dhe nëse do të ishte një bilanc personal thjesht për veten time do të ishte shumë e lehtë për veten  time, por ka një dallim shumë të madh unë, ne, Erioni ju të gjithë e duam pushtetin për Shqipërinë, ata e duan Shqipërine për pushtetin. Për ta Shqipëria është vendi I të gjitha të zezave kur nuk ka në pushtetin, ndërsa kur ata janë pushtet Shqipëria është plaçkë dhe shqiptarët janë mish për top.  Ndërkohë që ne jemi këtu për të vazhduar të ngjitemi dhe të bëjmë atë që kemi mision, atë që kemi marrë përsipër me kurajo dhe vendosmëri për të bërë më të vështirën për të mos I rënë shkurt. Jemi këtu për të bërë edhe për ekonominë, edhe për turizimiin, bujaqësinë, energjinë, arsimin, shëndetësinë, atë që po bëjmë sot dduke fituar mbi tërmetin, mbi armikun e padukshëm”- shtoi kryeministri.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img