Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

U fut në Parlament si deputet opozitar por kandidoi me PS-në në 25 prill, Halit Valteri sulmon Bashën: Të vetmet zgjedhje që fiton janë ato brenda partisë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti Halit Valteri, i cili u fut në Parlament pasi opozita dogji mandatet por në zgjedhjet e 25 prillit kandidoi në listën e Partisë Socialiste, ka kritikuar Lulzim Bashën për mënyrën si e drejton partinë.

Ai tha në një intervistë në Fax News se Basha të vetmet zgjedhje që mund të fitojë janë ato brenda Partisë Demokratike, të cilën e ka të falur. Sipas tij, PD është pronë e dy familjeve Berisha-Basha.

“Nuk është se kam ndonjë simpati të madhe për zotin Agron Shehaj por për atë cfarë përfaqëson, është i djathtë, vjen nga një familje e persekutuar, është larguar shumë herët dhe është kthyer si histori suksesi. Të ecësh para dhe të krijosh një perandori suksesi është një arritje e madhe në Itali, siç e ka bërë ai.

Atij nuk i ka falur njeri gjë siç i kanë falur Lulzim Bashës partisë. Partia Demokratike duhet të jetë një aset kombëtar dhe jo pronë e dy familjeve Berisha-Basha. Mendoj mua dhe shumë demokratëve, duhet t’i gëzojë një alternativë e re që mund të sjellë shpresë për ringritjen e PD-së. Sepse kur opozita është e dobët prodhohet një qeveri arrogante që nuk punon për shqiptarët.

Kjo është partia komuniste Demokratike shqiptare, nuk kanë arritur të shkëputen ende nga Ramiz Alia. Edhe përse e krijoi dhe e vuri Berishën në krye, akoma nuk kanë arritur të shkëputen nga kjo mendësi.

Këta nuk duan kritikë, këta thonë o me ne o kundër nesh. Nëse do të votohet nga anëtarësia dhe do të lexohet qartë rezultati besoj se fitues nuk do jetë Lulzim Basha. Por dyshoj shumë sepse Lulzim Basha të vetmet zgjedhje që mund të fitojë janë ato të partisë ku ka të gjithë numëruesit e të gjitha mjetet”, tha Valteri.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img