Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

U fut në liqen të shuante vapën, mbytet një burrë në Tiranë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 74-vjeçar është mbytur ditën e sotme në një rezervuar në Tiranë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Palaq, Prezë. Viktima është me inicialet M.T. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e familjarëve dyshohet se i moshuari ka hyrë për t’u freskuar në rezervuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë një banesë në lagjen nr. 13 plazh në Durrës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike brenda shtëpisë.

Policia ka bërë të mundur evakuimin e banorëve ndërkohë që vijon puna për fikjen e zjarrit.  

“Më datë 30.06.2021, në orën 22:20, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. Sh., 58 vjeçe, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe në bashkëpunim me zjarrfikësen vijon puna për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit”, njofton policia.

Më shumë

spot_img