Drejtuesi i mjetit, Marjol Aliko, 23 vjeç, i cili ditën e djeshme aksidentoi për vdekje një këmbësore në rrugën “Zhan D’ark” në Tiranë ka rënë në prangat e policisë.
Viktima ka qenë duke kaluar në vijat e bardha ndërsa autori i ngjarjes, Marjol Aliko është futur me semafor të kuq dhe e ka përplasur për vdekje.
Pas përplasjes 75-vjeçarja u dërgua drejt spitalit aty ku dhe ndërroi jetë. Ndërkohë, i riu menjëherë pas ngjarjes u largua, mirëpo pasi është lokalizuar ështëvënë në prangat e policisë.