
Trupat e 55 emigrantëve që u mbytën në bregun libian të enjten nga fundosja e një anijeje druri, janë nxjerr sot nga autoritetet.
Operacionet e kërkimit po vazhdojnë ende me shpresën të gjejnë emigrantë të tjerë të zhdukur, ka thënë një anëtar i Gjysmëhënës së Kuqe të Libisë për Reuters.
Nuk ishte e qartë se sa njerëz ishin në bord dhe sa janë ende të zhdukur, ndërsa UNHCR e ka cilësuar atë si ‘tragjedia më e keqe mesdhetare e këtij viti.’
Anëtari i Gjysmëhënës së Kuqe Abdulmenam Abu Sabay, tha se anija është mbytur afër Komasit, rreth 120 km në lindje të Tripolit dhe mbante 350 vetë në bord, kryesisht nga Afrika Sub-Sahariane, raporton newsbomb.al.
Rojet bregdetare libiane dhe peshkatarët vendas shpëtuan të enjten 134 emigrantë.
‘Ne nuk kemi aftësi të mjaftueshme për të kryer operacionet tona. Qytetarët na ndihmojnë me mjetet e tyre’, tha Abu Sabay.
‘Trupat janë ende në çanta në një hangar dhe ne jemi duke pritur për lejen e autoriteteve të sigurisë për t’i varrosur ata’, shtoi ai. Hangari i takon një departamenti të ngritur për të luftuar migracionin e paligjshëm.
Libia është një qendër për emigrantët dhe refugjatët, shumë prej të cilëve përpiqen të arrijnë Evropën. /NEWSBOMB.AL