Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U fsheh për dy vite nga Policia, vetëdorëzohet ndërtuesi nga jugu Pando Papuçi

Shkruar nga Newsbomb
U fsheh për dy vite nga Policia, vetëdorëzohet ndërtuesi nga

Pando Papuçi, biznesmen dhe ndërtues në qytetin e Sarandës, është vetëdorëzuar pas gati dy vitesh në arrati. 68 vjeçari akuzohet për ndërtimin e paligjshëm të një pallati 7 katësh në qytetin bregdetar, që çoi dhe në arrestimin e zyrtarëve të IMT-së në Sarandë.

Prej 21 Shkurtit 2022, ndërtuesi i fshihej Policisë së Shtetit dhe nga arratia kishte apeluar disa herë kërkesat e drejtësisë për burgosje dhe dënim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës, pas një pune hetimore 3 mujore në atë kohë, bënë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve në qytetin e Sarandës dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “HESHTJA”.

Prokuroria e Sarandës regjistroi procedim penal për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe  “Ndërtimi i paligjshëm” dhe arrestoi në kushtet e flagrancës shtetasen Romina Pulaj, me detyrë kryeinspektore e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë.

Ndërkohë, u shpall në kërkim shtetasi Pando Papuçi, pasi rezultoi se kishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme një pallat 7 katesh (në ndërtim e sipër), në lagjen nr.1, në qytetin e Sarandës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese