Hapësire reklamuese

Bota

U fsheh në kopshtin e pastorit, arrestohet shqiptari në Gjermani, po kujdesej për një plantacion kanabisi

Shkruar nga Newsbomb
U fsheh në kopshtin e pastorit, arrestohet shqiptari në Gjermani, po

Një 48 vjeçar shqiptar është dënuar me 36 muaj burg, pasi gjatë kontrollit nga policia në një banesë në Gjermani, u zbulua një plantacion kanabisi.

Ndonëse shqiptari u fsheh në  kopshtin e  një pastori, në Halle, kjo nuk i pengoi efektivët e Policisë për të rënë në gjurmët e tij.

Ai kishte deklaruar në gjykatë se nuk kishte dijeni se kush qëndronte pas plantacionit dhe se kishte rreth tre muaj që qëndronte në shtëpi për t’u kujdesur për bimët narkotike.

Lidhur me  këtë ngjarje janë dënuar edhe  disa persona të tjerë, mes tyre edhe një grua, kombësia e të cilëve nuk bëhet me dije.

Sondazh

Poll