Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

U fotografua dje në Kosovë, mediat: Kadri Veseli mori leje në Hagë për babain, ka pësuar goditje në tru, është në gjendje të rëndë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mediat kosovare shkruajnë se Kadri Veseli është liruar me kusht nga Dhomat e Specializuara në Hagë ku po qëndron me ish-luftëtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të Kosovës, pasi babai i tij ka pësuar goditje në tru.

Veseli është parë dje duke dalë nga spitali i Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, aty ku po trajtohet babai i tij. Ai ka pësuar sulm në tru dhe se tani është i shtruar në spitalin e neurologjisë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Zëdhënësja e Gjykatë Speciale ka thënë se për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë vizitën e Veselit në Kosovë.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë”. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img