Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
78 %
1.5kmh
75 %
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
37 °
Hën
38 °
Mar
31 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

U tha se takoi kunatin e Bashës, reagon Dritan Leli: Skenar i qëndisur! Po bisedoja me pedagogun vlonjat dhe jo me Erion Isufajn

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme në media qarkulloi një video ku aludohej se kryebashkiaku i Vlorësm Dritan Leli, është takuar me Erion Isufajn, kunatin e kryedemokratit Basha.

 Por vetë Leli në një reagim në rrjetet sociale thotë se takimi i tij në oboriin e Akademisë së Arteve në Tiranë nuk ishte me kunatin e Bashës, por me pedagogun vlonjat Idlir Dervishi.

Sipas tij, ky është një skenar i qëndisur nga disa media, ndërsa shton se as nuk e ka parë dhe as nuk e ka takuar ndonjëherë Erion Isufajn.

“Për të gjithë ata që nxjerrin çfarë duan e nuk shohin çfarë nxjerrin, me gjithë skenarët e qëndisur, më duhet të them se në videon e publikuar nga media, ndërkohë që është duke u zhvilluar Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, jam duke biseduar me inxhinierin e pedagogun vlonjat Idlir Dervishi, në oborrin e Akademisë së Arteve, pranë Universitetit Politeknik, ku Idliri punon! Kunatin e Lulit, as nuk e kam parë, as nuk e kam takuar ndonjëherë në jetë”, shkruan Leli.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img