Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Enj
26 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
27 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

U filmua duke marrë ryshfet nga qytetari, pezullohet nga detyra polici i Rrugores në Fier

Lajme të ngjashëm

Është pezulluar nag detyra efektivi i Policisë Rrugore të Fierit pasi i mori ryfshet një shtetasi.

Kjo masë ndaj inspektorit me ininciale G.M u mor pas publikimit të një video në rrjetet sociale ku shfaqej një qytetar teksa i jepte ryfshet me qëllim shpangien e gjobës për shkelje të Kodit Rrugor.

Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë, ndërsa nga AMP ka nisur hetimi penal për këtë rast.

“Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor G. M., me detyrë punonjës i Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier”, njoftoi policia.

Më shumë