Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
2.1kmh
0 %
Hën
27 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

U filmua duke dhënë 100 dollarë për një votë, dënohet me 1 vit burg ish-kandidati për deputet

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme ka dhënë masën “arrest me burg” për ish kandidatin për deputet nga rradhët e LSI-së, Etjon Joka.

Joka është dënuar me 1 vit burg për akuzën e korrupsionit në zgjedhje. GJKKO pranoi kërkesën e SPAK, i cili po ashtu kërkoi 1 vit burg për të.

Prokuroria e Posaçme SPAK, nisi hetimet pas videove të publikuara paraditen e 23 prillit, ku shihej se Joka dhe disa njerëz të tij të afërt u premtonin lekë dhe vende pune qytetarëve në këmbim të votës për LSI-në. Ai u thirr për të dëshmuar por refuzoi.

Avokati i Jokës paraqiti prova dhe fakte ne lidhje me videon dhe telefonin që është bëre filmimi dhe se kujt i është dorëzuar ajo, prova që sipas tyre lidhen me kundërshtaret e Etjon Jokës në zgjedhje.

Gjithashtu më herët u dënua me 1 vit burg dhe Elis Babo i cili kishte kryer filmimin dhe të cilit i janë dhënë paratë nga Joka.


Më shumë